Atentat në Lushnje, i riu qëllohet me automatik teksa lëvizte me makinë

Një i ri i ka shpëtuar një atentati në Lushnje një ditë më parë. Sipas policisë, një 26-vjeçar është përpjekur ta vrasë me armë zjarri, teksa A.Ç. 29 vjeç, lëvizte me makinë.

Një 60-vjeçar, i afërm i atentatorit të dyshuar është vënë në pranga, pasi akuzohet se e ka ndihmuar të largohet nga vendngjarja pas të shtënave.

Ndërsa S.Xh. 26 vjeç, personi që sipas policisë shkrepi armën, është shpallur në kërkim policor.

Swiss Digital Desktop Reklama

“S.Xh. 26 vjeç, dyshohet se ka tentuar të vrasë me armë zjarri pistoletë shtetasin A.Ç. 29 vjeç, i cili po udhëtonte me automjetin e tij tip ‘Peugeot’. Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi I.Xh. 60 vjeç, pasi dyshohet se ka ndihmuar autorin të largohet. Po punohet për kapjen e autorit të dyshuar dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes”,njoftoi Policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një procedim penal ka nisur nga policia lidhur me ngjarjen për veprat penale: “Vrasje me dashje në bashkëpunim” mbetur në tentativë, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, njoftoi Policia.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?