Atentat në Shkodër, plagoset ndërtuesi i njohur
Të shtëna me armë zjarri në fshatin daragjat të Shkodrës. Nga informacionet paraprake dyshohet se ka mbetur i plagosur biznesmeni Xhevat Vataksi.
Ky i fundit mësohet se është sipërmarrës në sektorin e ndërtimeve, të hotelerisë dhe hekurudhave. Vataksi është 60-vjeç dhe për momentin ndodhet në spitalin e Shkodrës, ku është jashtë rrezikut për jetën.
Biznesmeni është qëlluar në këmbë dhe autori i ngjarjes është identifikuar nga policia, por kjo e fundit nuk e ka bërë ende të mundur arrestimin e tij.
KOHA JONË SONDAZH

