Atentat në Shkodër, vritet me një plumb në kokë 26-vjeçari

Një i ri është vrarë me armë zjarri në Shkodër. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së hënës rreth orës 19:05 në lagjen “Perlat Rexhepi”, rruga Lodovik Saraçi.

Sipas policisë viktima është Andrea Çoba, i cili fillimisht u plagos me një plumb në kokë në mjetin tip “Wolksvagen Golf”, me ngjyrë gri me targë AA686 DX, i cili u dërguar në Spitalin Rajonal të Shkodrës në gjëndje të rendë. Nga plagët e marra, Çoba ndërroi jetë disa momente pas mbërritjes në spital. Po ashtu në mjetin e viktimës është gjetur edhe një armë zjarri tip pisoletë.

Çoba ka qënë duke lëvizur me mjetin e tij në këtë zonë kur nga persona ende të paidentifikuar është qëlluar me një plumb në kokë.

Të favorizuar nga errësira në zonë, autori apo autoret kanë arritur të largohen, ndërsa policia nisi hetimet për ngjarjen.

Ende janë të paqarta rrethanat e kësaj ngjarje ndërsa si provë materiale uniformat blu kanë sekuestruar një armë zjarri pistoletë.

Ndihmë në hetime për identifikimin e autorëve pritet të japin edhe pamjet e kamerave të sigurisë të një banesë aty pranë.

SHKARKO APP