Atentat në Tiranë, plagoset punonjësi i Ministrisë së Brendshme (VIDEO)

Një atentat me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në kryeqytet. Burime nga policia kanë bërë të ditur se, ngjarja ka ndodhur në zonën e Tiranës së re.

Rreth orës 21:30, në rrugën “Irfan Tomini”, në zonën e njohur si ish stacioni i fundit i Tiranës së Re,  kanë plagosur me armë zjarri shtetasin V. S., 37 vjeç. Policia ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka bërë transportimin e të plagosurit për në QSUT.

Në vendin e ngjarjes, grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Burime nga policia e kryeqyteti kanë bërë të ditur se, personi i cili ka mbetur i plagosur është punonjës në Ministrinë e Brendshme. “Shtetasi i plagosur quhet Viljon Sakollari, me detyrë shofer tek parku i Ministrisë së Brendshme”,- bënë të ditur burime nga uniformat blu të Tiranës.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=uBNUdU3Dt_o&feature=em-uploademail” width=”560″ height=”315″]

SHKARKO APP