Atentat shqiptarit në Athinë, dëshmitarët: Dëgjuam se…

Një person me shtetësi greke, por me orgjinë shqiptare është plagosur me armë zjarri mesditën e së premtes në sheshin Viktoria, në qendër të Athinës. Sipas dëshmitarëve okularë, dy persona që po udhëtonin me një motoçikletë kanë qëlluar të paktën pesë herë në drejtim të një klienti që ndodhej në një sallon estetike në këtë shesh.

Shënjestra është identifikuar si shtetasi Elton Thoma Bombaj, 38-vjeç, lindur në Selenicë të Vlorës, por me shtetësi greke. Dëshmitarët thonë se viktima ishte në rradhë në sallonin estetik në momentin kur dy atentatorët kanë hyrë brenda dhe kanë qëlluar në drejtim të tij.

Dyshohet se autorët kanë qenë shqiptarë, pasi siç thonë dëshmitarët, mes tyre dhe viktimës janë këmbyer disa fjalë në gjuhën shqipe.

Swiss Digital Desktop Reklama

38-vjeçari është shoqëruar me shpejtësi për në spital, ku raportohet se ndodhet në gjendje të rëndë. Zona në të cilën ndodhi atentati konsiderohet si një prej lagjeve më të rrezikshme të kryeqytetit grek.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?