Atentati mafioz në Durrës, ndërron jetë i plagosuri
Rëndohet vrasja mafioze në Durrës. Ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës në kryeqytet 33-vjeçari Genci Caci që mbeti i plagosur në atentatin e djeshëm në Durrës. Genci Caci ndodhej në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk mundi të mbijetonte për shkak të plagëve që kishte marrë.
Ai po udhëtonte me mikun e tij Edison Harizaj 39-vjeç, kur makina e tyre Audi u sulmua me breshëri kallashnikovi nga persona të panjohur. 39-vjeçari Harizaj, i njohur dhe si “i forti” i Vlorës, ndërroi jetë në vend, kurse Genci Caci u dërgua në spital dhe ndodhej në vdekje klinike.
Në drejtim të makinës Audi që drejtohej nga 33-vjeçari Caci, u derdh një breshëri plumbash. Vetëm 4 kilometra larg vendit të atentatit, në Shën Vlash është gjetur më pas nga policia ky automjet i djegur i cili dyshohet se u përdor nga autorët.
Në vendin ku ndodhi atentati nuk ka pasur kamera sigurie dhe mungonte ndriçimi gjë që ka vështirësuar punën e hetuesve për zbardhjen e ngjarjes. Ende nuk dihet motivi i krimit të rëndë, por hetuesit dyshojnë se bëhet fjalë për një përplasje mes grupeve kriminale.
KOHA JONË SONDAZH

