Atentati me 500 gr C4, Preng Gjini niset me urgjencë drejt Turqisë pas 8 ditësh i shtruar te “Trauma”

50-vjeçari Preng Gjini, që ra pre e atentatit me lëndë plasëse në Tiranë, është nisur për kurim drejt Turqisë.

Bëhet e ditur Gjini është nisur sot me urgjencë drejt Turqisë, pas 8 ditësh i shtruar te Spitali i Traumës.

Preng Gjinit iu bë atentat pasditen e 15 qershorit, në zonën e Selitës, ku rreth 500 gram C4 i shpërtheu në mjet, duke e plagosur rëndë.

SHKARKO APP