Atentati ndaj Çapjas, Hajdarmataj: Stil mafioz, autori kishte fshirë numrin e armës

Mëngjesin e sotëm në Elbasan u plagos Ardian Çapja me armë snajper, i konsideruar si koka e fisit Çapja, një ngjarje kjo që ka tronditur vendin.

Ndaj tij është atentati i tretë në pak vite. Ngjarje të tilla janë shtuar shumë gjatë viteve të fundit duke vendosur në pikëpyetje dhe sigurinë në vend.

Për Hajdarmataj, informacionet e përcjella nga nga policia janë të pakta ku më së shumti ngjarja është zbardhur nga mediat.

Ai shprehet për Ora News se autori është treguar shumë i kujdesshëm për të fshehur të gjitha gjurmët e tij. Hajdarmataj thotë se

Hajdarmataj: Unë mendoj që ky atentat është tipik mafioz për sa i përket mënyrës se si është organizuar. Mënyra se si është survejuar objektivi, sa kohë kanë qëndruar duke e vëzhguar, arma që është përdorur. Kujdesi që është përdorur për të fshirë numrat identifikues tek armët të paktën me të dhënat që ka raportuar deri më tani media sepse informacione nga grupi hetimor apo drejtoria e përgjithshme e policisë nuk kemi asnjë. Vetëm një raportim të shkurtër. Unë vazhdoj ta kritikoj Policinë e Shtetit pasi në raste të tilla duhet të japë sa më shumë informacione të jetë e mundur dhe detaje për qytetarët për të bërë dhe qetësimin e tyre. Gazetari që raporton dhe komenton ngjarjen bën shumë mirë por është ndryshe komunikata zyrtare e policisë që me këtë që kemi tani, na mungon. Qytetarët janë më të qetë kur marrin një informacion nga drejtuesit e policisë së shtetit. Ngjarja e Elbasanit në aspektin policor them se ka qenë e pritshme sepse kemi shumë grupe rivale në aspektin e kriminalitetit në Elbasan.

Situata e kriminalitetit në Shqipëri gjatë viteve të fundit duket sikur ka pësuar rritje.

Ky fenomen vendos në pikëpyetje dhe besueshmërinë tek strukturat e Policisë së Shtetit.

Ish drejtuesi i policisë, Arben Hajdarmataj shprehet se një problem thelbësor në strukturat e policisë janë njohjet e efektivëve apo shefave me individë me rekorde kriminale.

Ai shprehet se policët kanë frikë të raportojnë ngjarjet tek eprorët e tyre kur i shohin ata të shoqëruar me persona me përfshirje kriminale pasi kjo mund t’i vërë në rrezik jetën.

Hajdarmataj: Unë mendoj që situata është e tillë për shkak të rënies në minimum të besueshmërisë ndaj Policisë së Shtetit nga qytetarët. E them me bindje se mungesa e besueshmërisë ndaj Policisë së Shtetit është dhe brenda tyre. Kur them brenda strukturave duhet të kemi parasysh që ajo strukturë policore që ka për detyrë të grumbullojë dhe ta përpunojë informacionin e ta transmetojë në instanca të larta, nuk ka besim tek eprorët që të japë këtë informacion sepse ne shohim rëndomtë që oficera policie shoqërohen me persona me rekorde të theksuara kriminale. Punonjësi i policisë nëse e kalon këtë informacion për çfarëdoqëoftë aktiviteti, ka frikë ta përcjellë këtë informacion pasi duke qenë se eprori i tij duke u shoqëruar me këto kategori njerëzish, publikimi i këtyre informacioneve mund t’i hapë probleme dhe vetë oficerit të policisë. Kjo është kriza më e thellë që sot përjeton policia e shtetit që fatkeqësisht nuk bën dot parandalimin e krimit. Këtu ndodh një ngjarje

SHKARKO APP