Atentati ndaj Kalemit në Greqi, PD thirrje institucioneve: Hetoni Kumbaron, PS dhe Ramën

Shefi i Organizimit në PD Klevis Balliu, ka akuzuar qeverinë ”Rama 3” për lidhje me botën e krimit. Akuza e drejtëpërdrejtë lidhet me atentatin ndaj Andrea Kalemit në Greqi, ku Balliu tha se ky i fundit ka qenë një nga financuesit kryesorë të fushatës së qeverisë dhe kryesori i fushatës së Ministres së Kulturës Mirela Kumbaro në zgjedhjet lokale të vitit 2023.

DEKLARATA E PLOTË:

Ku është krimi është qeveria. Qeveria e kryeministrit Rama është kapur edhe një herë në flagrancë me lidhjet e saj me bajlozë të krimit. Pas sinjalizimit nga Guardia di Finanza për mbjelljen e kanabisit brenda institucioneve me siguri të lartë dhe përgjimeve të Belgjikës dhe Francës që arrestoi investitorët strategjikë të Ramës tani edhe nga Greqia. Në mënyrë persiste konfirmohen lidhjet akute te Ramës me krimin e organizuar.

Andrea Kalemi, i plagosur në Greqi, njihet gjerësisht si eksponent dhe aktor i nivelit të lartë të krimit të organizuar, si përgjegjës direkt për dy vrasje. Ky individ ka qenë një nga financuesit kryesorë të fushatës së qeverisë, dhe kryesori i fushatës se Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, në zgjedhjet lokale të vitit 2023.

Lidhjet e qeverisë me botën e krimit tanimë janë të njehsuara, ato nuk janë vetëm me bosët e krimit në Shqipëri, por me çdo faktor kriminal brenda dhe jashtë vendit. Kjo marrëdhënie e ngushtë monetare dhe elektorale e qeverisë me krimin e organizuar është burimi i varfërisë së qytetarëve por dhe një cënim direkt i jetës së shqiptarëve dhe të sigurisë kombëtare. Ky bashkëpunim i errët i ka asgjësuar proceset demokratike, si zgjedhjet ato lokale apo të përgjishme.

Në shkëmbim të financimeve të krimit për fushatat elektorale dhe presionit të tyre ndaj qytetarëve për të votuar Edi Ramën, qeveria i kthen kriminelet, vrasësit dhe trafikantët në biznesmenë dhe investitorë strategjikë, ku ju dhuron atyre paratë e taksapaguesve shqiptarë me afera korruptive, si inceneratoret, PPP-të dhe rrugët e florijnta me 20 apo 30 milionë euro kilometri. Partia Demokratike i bën thirrje organeve ligjzbatuese të hetojnë ministren Kumbaro, Partinë Socialiste dhe kryeministrin e tyre, Edi Ramën për lidhjet me botën e egër të krimit si dhe financimet e Partisë Socialiste për fushaten elektorale.

Sot vendi jonë lëngon nga bashkëpunimi i qeverisë me krimin e organizuar dhe fatkeqësisht Edi Rama ka arritur ta kthejë shtetin shqiptar, nga një shtet me aspirata për integrim në BE në një narkoshtet. Paratë e krimit të Andrea Kalemit u përdorën për të blerë vota në zgjedhjet e fundit lokale të 2023. SPAK duhet të nisë menjëherë procedurat e hetimit për shitjen që Rama i ka berë shtetit tek bota e krimit.

SHKARKO APP