Atentati ndaj Prokurorit, Krimet marrin në dorë hetimet
Aktualitet E Premte, 1 Nëntor 2019 17:58
Pas atentatit në Durrës nga prokuroria e Krimeve të Rënda në drejtim të Durrësit janë nisur dy prokurorë, ndërsa hetimet do të udhëhiqen nga Anton Martini. Prokurorët pritet që të marrin në pyetje prokurorin Ndoja dhe dy personat e tjerë të plagosur në atentat. Krimet e Rënda kanë marrë në dorë hetimet për shkak të statusit të prokurorit.