Atentati ndaj prokurorit Ndoj, Abilekaj: Vrasje me porosi

Gazetari Enton Abilekaj thotë se atentati në Shkozet, ku mbeti i plagosur prokurori Arjan Ndoj, Aleksandër Laho dhe Andi Maloku ishte i porositur.

Në studion e lajmeve të RTV Ora, Abilekaj deklaroi se roli i prokurorit Ndoj në këtë cështje është ende i dyshimtë.

Beti Njuma: Çfarë lidhje ka Rraja me personat që ka goditur?

Swiss Digital Desktop Reklama

Enton Abilekaj: Me informacionin që kemi, është një vrasje me porosi. Nëse Rraja është i përfshirë, është i akuzuar akoma, është bërë me porosi të dikujt tjetër. Dikush tjetër dyshohet të jetë një nga të interesuarit për pronat e Gjirit të Lalzit. Këtu kemi të bëjmë me një përplasje që përfshihet “Muharremi”, Aleksandër Laho në këtë cështje. Këto janë gjëra që janë pranuar dhe nga palët, por roli i prokurorit Arjan Ndoj është ende i dyshimtë. Ne nuk e dimë a është ky i përfshirë në favor të njërës palë apo jo.

Swiss Digital Mobile Reklama

Aleksandër Laho, i njohur si Landi Muharremi ose Pellumb Aliasi ka marrë një plumb në nofull dhe e ka të pamundur komunikimin. Gjatë natës së atentatit, ai qëndroi me orë në sallën e operimit. Të dy ndodhen në spitalin e Durrës dhe gjendja e tyre shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë shoferi Andi Maloku ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë pasi ka marrë një plumb në gjoks dhe një në shtyllën kurrizore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?