Atentati ndaj prokurorit Ndoja në Shkozet, avokati kërkon lirimin e Redjan Rrajës, vendimi me 20 nëntor

Pasi avokati i Redjan Rrajës apeloi masën e sigurisë dhe i kërkoi gjykatës së Apelit për Krimet e Rënda të lironte 34-vjeçarin, i arrestuar për atentatin në Shkozet, Gjykata e Apelit për Krimet ka hedhur shortin dhe ka caktuar gjyqtaren Albana Boksi.

Në datën 20 nëntor, Boksi do shqyrtojë kërkesën e Redjan Rrajës, të riun nga Nikla që ra në pranga pas atentatit në një nëntor ku ngeli i
plagosur prokurori Arjan Ndoja si edhe Aleksander Laho ( i njohur si Rrumi) , si dhe u plagos rëndë dhe ndërroi jetë në spital edhe drejtuesi i mjetit, Andi Maloku

Avokati i Redjan Rrajës, Besnik Cerekja, kërkon lirimin e klientit të tij me argumentit e mungesës së provave . Avokati e konsideron arrestimin e Rrajës të paligjshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?