Atentati në Shkodër, 4 të arrestuar dhe objektivi i sulmit
Në pranga të policisë kanë rënë katër persona, si të dyshuar për atentatin e një nate më parë në Shkodër. Policia bën me dije se ka prangosur në orët e para të mëngjesit, shtetasit: I.R 29 vjeç, B.B si dhe B.F 25 vjeç. I shoqëruar në komisarit është edhe objektivi i sulmit me armë, .
Mësohet se autorët e ngjarjes u aksidentuan pak metra larg vendit ku kryen atentatin. Në përpjekje për tu larguar, ata kanë aksidentuar një motor. Policia gjeti brenda mjetit një krehër me fishekë kallashnikovi.
Kjo shtoi dyshimet e policisë se automjeti i përkiste autorëve të të ngjarjes. Ata kanë braktisur automjetin dhe janë larguar në këmbë, çka ka bërë të mundur që të arrestohen nga policia në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.
KOHA JONË SONDAZH

