Atentati në Shkodër, Basha: Dorëzimi i shtetit para bandave kriminale

Ish-kreu i PD-së, Lulzim Basha ka reaguar për atentatin e fundit në Shkodër, duke e cilësuar situatën si një alarm për qytetarët. Në një postim në facebook, Basha shprehet se krimi, i cili sipas tij është bërë njësh me shtetin, po godet i pandëshkuar, duke sjellë vdekje dhe terror. ”Sot Shkodra është tronditur nga dora e krimit. Krimi i bërë njësh me shtetin godet i pandëshkuar, duke sjellë vdekje, terror dhe dhimbje. Ngjarja e Shkodrës është një kambanë e fortë alarmi, që tregon dorëzimin e shtetit para bandave kriminale. Krimi e solli në pushtet Edi Ramën, sot ai i është dorëzuar pushtetit të krimit”,-shkruan Basha.

SHKARKO APP