Atentati në Vlorë ku u vra Kekaj, kamerat filmuan disa persona që vrapojnë dhe Audin A6 të krimit
Në lagjen ’’28 Nëntori” në Vlorë ku u vra Laert Keka, ka shumë kamera sigurie dhe policia tashmë ka nisur punën. Një video po qarkullon me shpejtësi mendohet se do i vijë në ndihmë grupit hetimor për të zbardhur vrasjen.
Në pamjet e videos shfaqen 3 persona të cilët largohen me vrap për shkak të të shtënave që mund të jenë qytetarë të thjeshtë. Një i katërt, i cili besohet se është Kekaj i plagosur, vrapon për t’u shpëtuar plumbave. Disa sekonda më vonë shfaqet një “Audi” me ngjyrë gri, i cili lëviz në drejtimin që vrapon i plagosuri.
Nga dinamike e ngjarjes mësohet se njëri prej agresorëve mendohet se zbriti nga makina, e ndoqi në këmbë dhe e qëlloi sërish, derisa u sigurua ta linte të vdekur. Më pas u kthye në makinën me targa italiane dhe u deshën pak minuta që makina e autorëve, të cilët mendohet se ishin 3, të dilte jashtë Vlorës.
KOHA JONË SONDAZH

