Atentati në Vlorë, publikohet video kur makina largohet nga vendngjarja

Policia e Vlorës vazhdon shoqërimet në komisariat për përplasjen me armë që ndodhi një ditë më parë në Lungomare ku u plagos një kalimtar i rastit.

“Tv Klan” ka siguruar edhe pamjet se si njëra prej makinave të përfshira në përplasjen me armë largohet pas ngjarjes. Është pikërisht ky automjet që u gjet i djegur në fshatin Babicë.

Perplasja me arme ne Lungomare

Mësohet se janë marrë në pyetje disa persona, por ende nuk ka të arrestuar apo autorë të identifikuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një person me precedentë të mëparshëm penalë, i cili para pak kohësh i ka shpëtuar një atentati me bombë, dyshohet se ishte në makinën që u sulmua

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?