FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Atentati në Vorë, 50-vjeçari u qëllua nga distanca, hetimet zbulojnë pistat e para

Detaje të reja janë zbuluar nga ekzekutimi i Edmond Sulës, i njohur edhe si Ali Sula, i cili u vra me një plumb pranë derës së banesës së tij, pak pas mesnatës.

Sipas të dhënave paraprake të hetimit, 50-vjeçari dyshohet se është qëlluar nga distanca me një armë me precizion të lartë, të pajisur me dylbi.

Në vendin e ngjarjes nuk është gjetur asnjë gëzhojë, ndërsa viktima është goditur vetëm nga një plumb, çka ka ngritur dyshimet se atentati mund të jetë kryer nga një distancë e konsiderueshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas informacioneve paraprake, 50-vjeçari merrej me aktivitetin e shitblerjes së pronave. Hetuesit po verifikojnë konfliktet e mundshme të krijuara nga kjo veprimtari, si një nga pistat kryesore për zbardhjen e motivit të vrasjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

Grupi hetimor vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Protesta po prodhon edhe dhunë, a jeni dakort me këtë menyrë reragimi?