Atentatori i Papa Vojtilës në Shqipëri, përzihet nga policia

Ali Agca, atentatori i Papa Vojtilës, që është liruar pak kohë më parë, ka qenë në Shqipëri.

Mësohet se ai ka qenë para disa ditësh në vendin tonë, për të dhënë intervistë në një televizion shqiptar, lajm ky i bërë me dije nga Rai 1.

Por sapo është konstatuar prania e tij në Shqipëri, ai është ndaluar nga policia dhe është përzënë nga vendi ynë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kujtojmë se Mehmet Ali Agca u përpoq të vriste Papa Gjon Palin e II në vitin dhe 1981 ai qëndroi 19 vjet burg në Itali, por tashmë është liruar.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa motivet e atentatit të tij kanë qenë gjithmonë mister, pasi ai nuk është rrëfyer kurrë rreth tij.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?