Athina sërish në flake, përleshje mes anarkistëve dhe policisë

 

Përsëritet 17 marsi në Athinë. Flakë , dhunë , kaos dhe përleshje në afërsi të universitetit në lagjen Eksarxia. Grupet anarkiste kanë shkatërruar dyqane, biznese e makina të parkuara aty afër, ndërsa u kanë vënë fkalën kazanëve të plehrave.

Në përpjekje për të qetësuar situatën, policia greke ka ndërhyrë, por është përballur me përgjijen e anarkistëve. Përleshjet vijuan me pas më ashpër, duke deryruar forcat policore të përdorin shkopinj gome dhe gaz lotjellës.

Rreth 500 protestues nisën vandalizmin e tyre në rrugët e kryeqyteit grek pas tubimit të mbajtur në shenjtë solidariteti  ndaj anëtarëve të burgosur të grupit gueril, komploti i celulës së zjarrit. Shumë nga rrugët e Athinës u bllokuan, duke rënduar trafikun e qarkullimin normal të automjeteve në Athinë.

Kjo është protesta e tretë  e dhunshme e ndodhur gjatë qeverisë së  Aleksis Tsiprasi cili erdhi në pushtet më 25 janar.

SHKARKO APP