Auditoret bosh, pedagogu i Tiranës: Pamja më emocionuese

Dyert e Universiteteve në Tiranë por edhe në rrethe, u mbyllën pasi studentët morën pjesë në protestën masive kundër tarifave të larta në arsim. Romeo Hanxhari, pedagog i Fakultetit të Hisorisë-Filologjisë, ka publikuar një foto nga auditori bosh, ndërsa shkruan se: ”Auditorët bosh dhe oborri i Fakultetit që vlon nga zëri i fortë i studentëve të revoltuar, është pamja më emocionuese që mund të shohë një njeri i dashuruar me lirinë dhe dinjitetin”.

Reagimi i Romeo Hanxharit:

Auditorët bosh dhe oborri i Fakultetit qe vlon nga zeri i forte i studenteve te revoltuar, eshte pamja me emocionuese qe mund te shohe nje njeri i dashuruar me lirine dhe dinjitetin. Pikerisht sot naten kam shkruar nje artikull qe do te dale ne Panorama, lidhur me talljen e b..es qe ben njeriu superior i ketij vendi me cdo kategori qytetaresh.
I falenderova studentet e Fakultetit tone qe me dhane fjalen me megafon tani ne oborr. U thashe studenteve tane te mrekullueshem qe ajo pamje ishte pamja me e bukur e oborrit qe prej 27 vjetesh kur kam filluar pedagog. U thashe atyre qe “une s’mund t’ju them hapur te lini mesimin, por po ju perseris nje shprehje te madhe te nje njeriu te madh e cila tregon hierarkine e sakrifices: “per dashurine jap edhe jeten, por per lirine jap edhe dashurine”. Tani dhe me vone ne jeten tuaj ndihuni te lire te zevendesoni cdo fjale tjeter ne kete shprehje, u thashe, por mos e zevendesoni kurre fjalen LIRI!

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?