Aulon Kalaja nga protesta: Pushteti që shkel ligjin është mafie, jo qeveri

Aktivisti dhe gazetari Aulon Kalaja ishte pjesë e protestës së opozitës të zhvilluar para Kryeministrisë, ku adresoi akuza të forta ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, si edhe zëvendëskryeministres Belinda Balluku.

Në fjalën e tij, Kalaja u shpreh se pushteti aktual nuk mund të konsiderohet qeveri, pasi sipas tij shkelja e ligjit e kthen atë në mafie. “Çdo pushtet që shkel ligjin nuk quhet qeveri, por mafie. Historia na ka mësuar se mafia i zgjidh problemet me mafie”, deklaroi ai para protestuesve.

Duke përdorur tone të ashpra dhe figurative, Kalaja tha se Rama dhe Balluku ndodhen “në shportën me dardha dhe kumbulla të prishura”, duke shtuar se është e vështirë të dallosh përgjegjësit mes tyre. “Nuk di se kë të zgjedhësh në shportën me kumbulla dhe dardha të kalbura, djalin apo vajzën që tradhtuan atdheun”, u shpreh ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në përfundim të fjalës së tij, Kalaja u bëri thirrje qytetarëve që të mos presin zgjidhje nga faktorë të jashtëm, por të marrin vetë përgjegjësinë për ndryshimin. “Mos prisni nga Zoti dhe nga ndërkombëtarët. Çdo komb çlirohet me përpjekjet e veta. Prandaj fati i popullit tim është edhe fati im”, tha ai.

Swiss Digital Mobile Reklama

Protesta e opozitës vijon me fjalime të tjera nga figura publike dhe përfaqësues të Partisë Demokratike, ndërsa kërkesat kryesore mbeten largimi i kryeministrit Edi Rama dhe ndryshimi i qeverisjes.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?