Aulon Kalaja për protestën: Policia më ka goditur me skafandër në qafë

Aulon Kalaja ka rrëfyer momentet e dhunës së ushtruar ndaj tij nga forcat e policisë gjatë protestës së fundit të opozitës. Ai sqaroi se goditjet kanë qenë të papritura dhe joproporcionale, duke i shkaktuar humbje të vetëdijes. Sipas Kalasë, ngjarja ndodhi teksa ai po përpiqej të ndihmonte deputetin Klevis Balliu, i cili po mbahej nga policia.

“Në ato momente jam munduar për me tërheq deputetin Balliu, me sa pashë unë po e godisnin. Kur në momentin që e tërhoqa, më kanë rënë me skafandër në fytyrë, më kanë hedhur spraj nga tre anët dhe kam ndjerë një shkelm në këmbën e djathtë.Kur kam kthyer kurrizin për t’u larguar, jam goditur në pjesën e qafës mbrapa me skafandër.

Ai ka qenë momenti më i vështirë sepse u asfiksova dhe kam rënë në tokë. Kam qenë pa ndjenja… nuk mbaja mend çfarë ndodhi. E kam ditur që jam te QSUT-ja, ndërkohë më vonë mora vesh që jam te Trauma.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ajo që është më e çuditshmja tani është që unë kallëzohem penalisht nga policia që kam goditur për shkak të detyrës forcat e rendit. Nuk ka asnjë lloj mundësie, as në formimin tim si gazetar e aktivist, që unë të godas forcat e rendit. Ata janë të armatosur dhe kanë pajimet e nevojshme”, tha Kalaja për ”A2cnn”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?

Ke arritur limitin e votimit.

Results

Ilir Alimehmeti 38 (59.4%)
Florjan Binaj 9 (14.1%)
Agron Shehaj 17 (26.6%)

Vota totale: 64