Aulon Kalaja rrëfen momentin kritik në protestë: Rashë në tokë pasi i ktheva shpinën…

Aktivisti i PD-së, Aulon Kalaja, ka rrëfyer momentet e tensionuara gjatë protestës së fundit të opozitës para Kryeministrisë, duke pretenduar se është dhunuar nga forcat e policisë. Ai tha se fillimisht ishte larguar nga protesta pas hedhjes së gazit lotsjellës, por më pas ishte rikthyer.

“Kur janë hedhur granatat e gazit jam larguar dhe më pas mendova të rikthehesha në protest. Kur erdha ishim jo më shumë se 30 persona. Policia ishte vendosur gardh, nuk kemi shfaqur rrezikshmëri, madje Luçiano Boçi hoqi edhe kundragazin dhe kemi mbajtur një deklaratë për mediat”,-u shpreh ai në ”News 24”.

Sipas tij, situata u përshkallëzua në momentin kur po ndihmonte deputetin Klevis Balliu. ”Kur po tërhiqja deputetin Klevis Balliu jam goditur fillimisht me skafandër në kokë. Në ato momente e kam tërhequr skafandrën se më goditi në fytyrë, kam marrë dy shkelma në pjesën e poshtme dhe jam goditur tre herë me spraj”,-deklaroi Kalaja.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shtoi se një nga goditjet me spraj i shkaktoi probleme serioze në shikim. ”Për fat të mirë kisha syze dhe nuk kam pësuar dëme të mëdha, por një goditje me spraj më dëmtoi më shumë në sy, ku humba shikimin për katër orë” tha ai. Kalaja rrëfeu se momenti më i rëndë ishte kur u godit nga pas. ”Goditja fatale ishte kur i ktheva shpinën policisë dhe u godita me skafandër. Kam ecur pak dhe kam rënë në tokë në pllakat e bulevardit. Kapa këmbën e një personi dhe i thashë ‘më ndihmo”’. Sipas tij, ndihma mjekësore ka ardhur me vonesë dhe fillimisht mendoi se do të dërgohej në QSUT, por më pas u transportua në Spitali i Traumës.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?