Aulon Kalaja zbulon propozimet: PD të shkojë më djathtas, të dalë nga EPP
Mbrëmjen e mërkurë në selinë e PD u mbajt Kryesia e Partisë dhe Aulon Kalaja thotë se forca ku ai bën pjesë, duhet të zhvendoset më djathtas politikisht. Ai deklaroi se ka propozuar ndryshime në Kushtetutën e PD-së dhe kërkoi largimin e partisë nga EPP për t’iu bashkuar grupimit “Patriotët për Europën”.
“Kam marrë angazhim për drejtimin e degës Krujë-Fushë Krujë. Në këto momente, unë në Këshillin Kombëtar kam propozuar që të ndryshojmë Kushtetutën e PD-së. Kam dashur që PD të shkojë më djathtas.
Unë do kërkoj që PD të shkojë më djathtas, të dalë nga EPP dhe të shkojë te Patriotët për Europën, sepse duhet të ndajmë mendjen a jemi me Trump apo me Soros.
Pres përgjigje te Kuvendi Kombëtar i PD-së i datës 30 maj. Unë kam marrë një detyrë dhe po bëj gjithçka që atë parti ta kthej fituese. Unë marr përsipër aq sa mundem të bëj”, tha ai.
KOHA JONË SONDAZH

