Aurel Zarka, emërohet drejtues i ri i Prokurorisë së Vlorës

Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ka emëruar sot në krye të akuzës së Vlorës, prokurorin Aurel Zarka.

Zarka prej disa vitesh ushtron funksionin e tij të prokurorit në këtë prokurori.

Gazetari i Ora News, raporton se Zarka ka fituar me shumicë të votave përballë, kolegut të tij, Albert Kuliçaj, i cili mban njëkohësisht dhe postin e zv/drejtuesit të kësaj prokurorie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Emërimi i Aurel Zarkës në krye të prokurorisë Vlorë, vjen pas komandimit të Erion Çelës, drejtuesit të mëparshëm, si prokuror pranë Prokurorisë së Apelit Vlorë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këto ndryshime erdhën si pasojë e shkarkimeve të disa prokurorëve nga “Vettingu”, duke bërë që prokuroria e Apelit Vlorë, të mbetet vetëm me një prokuror.

Aurel Zarka, vjen në staturën e prokurorit nga rradhët e Oficerëve të Policisë Gjyqësore. Ai ka shërbyer si OPGJ, pranë prokurorisë së Tiranës dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda, dhe pas një karriere në këtë sektor, Zarka u emërua prokuror në Vlorë. Ku tashmë pas disa viteve punë, ju është besuar dhe drejtimi i kësaj prokurorie.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?