Aurela Basha uron babain për ditëlindje, poston foto nga fëmijëria
Aktualitet Kultura E Enjte, 14 Janar 2021 13:28
Bashkëshortja e kreut të PD-së, Aurela Basha, është shumë aktive në rrjetet sociale, prej disa kohësh. Ditën e sotme, ajo ka uruar të atin për ditëlindje në një mënyrë të veçantë.
Aurela ka postuar në Instastory një foto, ku shfaqen së bashku nga fëmijëria dhe e ka shoqëruar me këngën labe “Balluket e ballit moj”. Ajo ka treguar dhe një foto nga fëmijëria e saj ku shihet shumë e vogël dhe me flokët bishtaleca.