Austria dhe Sllovenia pro hapjes së negociatave: BE-ja po humbet terren në Ballkanin Perëndimor
Ministrja e Punëve të Jashtme, sllovene Tanja Fajon dhe homologu nga Austria Alexander Schallenberg, u shprehen pro integrimit gradual të kandidatëve për anëtarësim në Bashkimin Europian. Schallenberg po ashtu paralajmëroi se BE-ja po humbet terren në Ballkanin Perëndimor.
Për të Ballkani Perëndimor është rajon gjeopolitik, për të cilin duhet përgjegjësi më të madhe sepse është i rrethuar nga shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Kurse Fajon mbështeti propozimin e Austrisë për integrimin gradual të shteteve ballkanike qe do te paraqitet në samitin e 23 Qershorit të BE-së.
Ministri i Jashtëm austriak, nënvizoi edhe se për shkak të krizës ukrainase ka vënë në dukje se kalimet ilegale të kufirit janë rritur me më shumë se 120% në muajt e fundit.