Austria ia kthen shpejt Turqisë: Mati mirë fjalët dhe veprimet!

Ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz i ka thënë sot Ankarasë që t’i matë fjalët dhe veprimet e veta pasi homologu i tij turk e quajti Austrinë si kryeqytet të racizmit radikal gjatë një interviste në mëngjesin e sotëm.

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlut Cavusoglu, i bëri këto komente pasi kancelari austriak Christian Kern kishte thënë se ai do të fillonte një debat me liderët evropianë për t’i ndërprerë bisedimet me Turqinë për anëtarësim në BE, për shkak të defiçiteve demokratike dhe ekonomike të saj, raporton Reuters.

“Hedh poshtë fuqishëm kritikat bërë Austrisë nga ministri i Jashtëm turk. I bëj thirrje Ankarasë që t’i matë fjalët që zgjedh dhe veprimet e veta [në shtëpi], si dhe t’i bëjë detyrat e shtëpisë”, citohet të ketë thënë Kurz.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?