Austria ndalon udhëtimin në Ballkan, përfshihet dhe Shqipëria

Qeveria austriake njoftoi të mërkurën se do të kufizojë udhëtimin për anëtarët e tjerë të Bashkimit Europian si Rumania dhe Bullgaria, pas një ritjeje të rsteve të reja me koronavirus në të dy vendet.

Duke folur pas një mbledhjeje të kabinetit, kancelari Sebastian Kurz lëshoi një “apel urgjent” për austriakët që të mos udhëtojnë në këto vende.

Udhëtarët që kthehen do të duhet të kalojnë në një karantinë të detyrueshme 14-ditore, ose të japin një provë negative të fundit, shtoi ai.

Kufizimet e së mërkurës do të zbatohen gjithashtu për Moldavinë.

Ai tha:

Ne kemi parë që ka gjithnjë e më shumë raste të koronavirusit të importuar nga këto vende.
Javët e fundit u regjistruan rreth 170 raste të importuara në Austri, shumica prej tyre kishin origjinë në Ballkan, tha Kurz.

Javën e kaluar Austria lëshoi paralajmërime udhëtimi për disa shtete të tjera të Ballkanit, përfshirë Serbinë, Shqipërinë dhe Malin e Zi, pavarësisht një rekomandimi të BE për të hequr kufizimet e udhëtimit.

Kontrollet përgjatë kufijve të Austrisë me Slloveninë dhe Hungarinë gjithashtu do të dyfishohen, duke shtuar kujdesin për udhëtarët që vijnë nga Ballkani.

Rumania të mërkurën raportoi 555 infeksione të reja, rritja më e madhe ditore.

Në Bullgari, numri i rasteve javore është dyfishuar nga 500 deri në 550 në mes të qershorit, në më shumë se 1.100 gjatë javës së kaluar.

Austria ka pasur 18,444 raste me koronavirus dhe 706 viktima.

Sidoqoftë, ka pasur një rritje të dukshme të infeksioneve, mesatarisht 92 në ditë gjatë javës së kaluar, shkruan JOQ.

SHKARKO APP