Autizmi në kohë pandemie

Pandemia e Covid-19 dhe izolimi si masë për të mos e marrë virusin, nuk është aq e përshtatshme për personat me autizëm. Sot është dita ndërkombëtare e autizmit dhe psikologia Flavia Shehu, tregon më tepër rreth kësaj situate të vështirësive që hasin prindërit për ti mësuar të gjithë fëmijët me një stil tjetër jetesë e mbi të gjitha vështirësinë që do ta hasin pasi izolimi të ketë përfunduar.

Periudha e këtij izolimi social praktikisht tek fëmijët me autizëm ka ndryshuar shumë rutinën e tyre gjë e cila vështirëson jashtë mase shumë edhe procesin e të mësuarit, pra një fëmijë i cili është mësuar me një sistem të caktuar vajtje në shkollë vajtje në terapi, angazhim përgjatë pasditeve në kurse apo në kënde lojërash tashmë i duhet të qëndrojë i izoluar në shtëpi duke mos patur mundësinë e kryerjes së këtyre aktiviteteve të veta ditore.

Sigurisht që sugjerimi për prindërit në këtë kohë është angazhimi maksimal në elementet e autonomisë personale kjo do të thotë që prindërit duhet ti angazhojnë fëmijët e tyre në spektër në përgatitjen e tavolinës në përgatitjen e ushqimit rregullimin e krevatit të lodrave.

SHKARKO APP