
Sot është dita e katërt e protestës së shqiptarëve për Klodian Rashën.
Dhjetrra njerëz janë mbledhur në këto momente para ministrisë. Qytetarët mbajnë në duar pankarta, ndërsa prezent janë edhe forcat e policisë si dhe një autobot uji.
Nëse do të ketë tensionin të situatës do të ndërhyhet për shpërndarjen e turmës.
Qarkullimi në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” vijon normalisht, si dhe lëvizja e qytetarëve.
