FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Autoboti rrezikoi të binte mbi dyqan, punonjësja: Jo nga shpërthimi në karburant, por shoferi…

Punonjësja e dyqanit që ndodhet ngjitur me pikën e karburantit “Veliaj Petrol” në rrugën ‘’Bardhyl’’ në Tiranë ku ndodhi një shpërthim teksa po furnizohej me benzinë një autobot ka dhënë një prononcim për Report Tv.

Sipas saj autoboti nuk përfundoi te shkallët e dyqanit të saj për shkak të forcës së shpërthimit por sepse shoferi i cili ishte dëmtuar nga shpërthimi nuk e komandoi si duhej timonin.

“Autoboti nuk përfundoi te shkallet nga forca e shpërthimit por pasi shoferi doli të hiqte zorrën dhe u dëmtua, hipi prapë në makine për t’u larguar me mjetin që të shmangte një shpërthim të madh dhe ngaqë ishte dëmtuar shumë nuk mundi ta nxjerrë autobotin nga karburanti por e keqdrejtoi dhe ra te shkallët ku ngeci”, tha ajo.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?