FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Autobus me nxënës del nga rruga në Zvërnec, bllokohet qarkullimi

Një incident rrugor është regjistruar paraditen e sotme në zonën e Zvërnecit, në Vlorë, pranë rrugës “Sazani” dhe afër Manastirit të njohur të Zvërnecit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:30 dhe ka përfshirë një autobus që transportonte një grup nxënësish drejt këtij destinacioni për vizitë.

Sipas informacioneve paraprake, autobusi ka hasur vështirësi gjatë lëvizjes për shkak të hapësirës së kufizuar të rrugës, e cila në atë segment paraqet ngushtim dhe vështirësi për kalimin e mjeteve të mëdha. Situata është komplikuar në momentin kur drejtuesi i autobusit ka tentuar të shkëmbehej me një tjetër automjet të tonazhit të rëndë që po lëvizte në drejtim të kundërt.

Gjatë kësaj manovre, autobusi ka dalë pjesërisht nga karrexhata, duke bërë që dy gomat në anën e djathtë të dalin jashtë rrugës. Si pasojë, mjeti ka mbetur i bllokuar dhe nuk ka mundur të vazhdojë lëvizjen. Incidenti ka sjellë edhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve në atë zonë, pasi segmenti rrugor është ngushtuar më tej.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fatmirësisht, nga kjo ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar. Të gjithë nxënësit dhe personat që ndodheshin në autobus janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa pasoja.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet përkatëse, të cilat po punojnë për të nxjerrë autobusin nga pozicioni ku ka mbetur dhe për të rikthyer normalitetin në qarkullim. Autoritetet po asistojnë gjithashtu drejtuesit e mjeteve të tjera për të shmangur bllokime të mëtejshme në këtë segment.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?