Autobusi del nga rruga dhe bie në kanal, 19 viktima
Aktualitet Bota E Shtunë, 12 Nëntor 2022 21:06
Të pakën 19 persona humbën jetën dhe 6 të tjerë mbetën të lënduar si pasojë e një aksident të rëndë rrugor që u regjistrua në veri të Egjiptit.
Autoritetet zyrtare bëjnë me dije se një autobus me 35 pasagjerë doli nga rruga në qytetin Aga dhe përfundoi në një kanal.
Sipas burimeve, shumë nga viktimat u mbytën, ndërkohë që bilanci mund të jetë edhe më i rëndë pasi disa nga të plagosurit janë rëndë.
KOHA JONË SONDAZH

