Autobusi shpërthen në flakë në Lushnjë, shoferi nxjerr menjëherë jashtë pasagjerët

Një autobus i transportit interurban është përfshirë nga flakët ditën e sotme në qytetin e Lushnjës pranë rrethrrotullimit të Savrës.

Bëhet me dije se autobusi i përket linjës së udhëtimit Tiranë-Skrapar, ndërsa bëhet me dije se zjarri dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një shkëndije elektrike në pjesën e motorit.

Njoftimi i Policisë

Rreth orës 14:40, në vendin e quajtur “Rotondo e Savrës”, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në pjesën e motorrit, ka marrë flakë gjatë lëvizjes, automjeti tip autobus, me drejtues shtetasin A. T.
Nuk ka dëme në njerëz.

 

SHKARKO APP