Autor i vjedhjes së një pikë karburanti dhe armëmbajtje pa leje, arrestohet 38 vjeçari në Berat

Policia e Beratit ka vënë në pranga një 38 vjeçar i cili është kapur me armë pa leje.

Shtetasi i arrestuar me arme zjarri automatik quhet Mikel Bushi, i cili dyshoht të jetë autor dhe i një vjedhje të ndodhur me pare ne një karburant ku ka marre një shumë lekësh.

Autoritetet kanë organizuar punën dhe gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, një krehër dhe 7 fishekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Njoftimi i plotë:

Swiss Digital Mobile Reklama

Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje.

Vihet në pranga një 38-vjeçar që dispononte armë zjarri pa leje.

Nga hetimet paraprake ky shtetas dyshohet dhe si autor i një vjedhjeje të ndodhur më parë.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, specialistët e krimeve në Komisariatin e Policisë Berat, në bazë të informacioneve të marra se një shtetas, në fshatin Kutalli, Dimal, dispononte armë zjarri në banesë, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit M. B.

Gjatë kontrollit të banesës, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatik, një krehër dhe 7 fishekë.

Gjatë veprimeve hetimore paraprake rezultoi se shtetasi M. B., 38 vjeç, është autor i dyshuar i vjedhjes së një shume parash në një pikë karburanti, në datën 22.04.2021.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?