Autorët nuk i morën të gjitha paratë, në avion ishin paratë e 4 bankave

Zbardhen detaje të reja lidhur me shumë e grabitur dje në avionin e linjës Tiranë-Vjenë në pistën e aeroportit të Rinasit. Gazetarja Klodiana Lala tha se me avion do të transportoheshin paratë e katër bankave të nivelit të dytë dhe shuma e tyre, ende e pakonfirmuar, shkon nga 10-12 milionë euro.

Megjithatë, gazetarja sqaroi se autorët nuk i kanë marrë të gjitha çantat me para dhe flitet për një shumë prej 10 mln eurosh, edhe kjo shumë ende e pakonfirmuar zyrtarisht.

Vjedhja spektakolare ka ndodhur brenda një harku kohor prej 3-4 minutash, ku tre autorët të armatosur dhe të maskuar kishin organizuar çdo plan deri në detaje. Grabitësit kanë hyrë nga një portë në fund të aeroportit ku qëndron zakonisht shërbimi zjarrfikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Autorët kanë pasur informacion të detajuar për lëvizjen e vlerave monetare si dhe për oraret. Nga ndjekja e policisë, mbeti i vrarë njëri prej grabitësve dhe deri tani ka dyshime të forta se kemi të bëjmë me Admir Muratajn, një person i shumëkërkuar edhe për grabitje të tjera të bujshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?