Autori e priti 15 minuta në një rrugicë, detaje nga vr*sja e biznesmenit Bujar Nasufit

Detaje të reja janë hedhur në dritë nga hetimet për vrasjen e Bujar Nasufit, mbrëmjen e 12 Janarit në Tiranë. Pas këqyrjes së shumë kamerave të sigurisë, ka rezultuar se autori është nisur nga një lagje e Kombinatit për në Selitë e vogël, aty ku edhe ekzekutoi 57-vjeçarin Bujar Nasufi. Nga hetimet ka rezultuar e ka pritur mbi 15 minuta Bujar Nasufin i fshehur në një rrugicë pranë banesës së 57-vjeçarit.

Policia dyshon se autori e njihte shumë mirë zonën, pasi në çdo lëvizje që ka bërë nuk ka përdorur rrugën kryesore, por vetëm rrugica alternative. Edhe kur është larguar autori i dyshuar me motor ka përdorur një rrugicë shumë pranë vendit ku kreu ekzekutimi për t’u larguar dhe më pas ka dalë në kodër Sharrë ku dogji motorin, shumë pranë zonës nga ku u nis, Kombinati. Grupi hetimor vijon ende me këqyrjen e kamerave të sigurisë.

Dy ditë më parë janë rimarrë në pyetje sërish familjarët e të ndjerit, ku janë pyetur lidhur me konfliktet e mundshme që mund të ketë pasur viktima. Policia po i heton të gjitha pistat, por pista kryesore vijon të jetë ajo e konflikteve për motive pronësie.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?