Autori i krimit tek stadiumi e flaku thikën në Lanë, Policia kërkon nëpër lumë

Eugen Bitraj, 24-vjeçari që u arrestua sot nga Policia për vrasjen e Marzi Mihalit, dyshohet se e ka flakur në Lanë, thikën e krimit. Policia është duke kërkuar në lumë, provën, ndërkohë Bitraj dhe tre shokët e tij gjenden në qeli.

Krimi ndodhi mbrëmjen e së hënës, rreth orës 23.30 në rrugën ” Gjin Bue Shpata”. Një sherr për një karikues celulari mes Mihalit dhe një grupi moshatarësh të tij ku gjendej edhe Bitraj, ka përfunduar me vdekjen e të parit.

Policia e arrestoi 24-vjeçarin Eugen Bitraj, banues në Tiranë si autor të krimit si dhe 3 shtetas të tjerë bashkëpunëtorë në krim: Dejvi Bitraj,19 vjeç, banues në Tiranë, Kridens Alla,19 vjeç, banues Tiranë dhe Marsel Alla, 23 vjeç, banues Tiranë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Si ndodhi ngjarja

Swiss Digital Mobile Reklama

Viktima ishte grindur për motive të dobëta , siç njoftoi Policia, me 19-vjeçarin D.B. Në ndihmë të D.B, ka ardhur kushëriri i tij,  E. B. së bashku me dy shokë, K. A. dhe M.A.

Gjatë konfliktit, E.B. ka nxjerrë thikën dhe e ka goditur shtetasin M. M., i cili për pasojë ka gjetur vdekjen në spital.

Si rezultat i reagimit të shpejtë e profesionl të shërbimeve të policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë është bërë e mundur zbardhja në kohë reale e ngjarjes, kapja dhe shoqërimi i gjithë personave të përfshirë në konflikt.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore është bërë arrestimi si autor i ngjarjes i shtetasit: Eugen Bitraj, 24 vjeç, banues në Tiranë.

Si dhe janë arrestuar si bashkëpunëtorë në krim shtetasit: Dejvi Bitraj,19 vjeç, banues në Tiranë, Kridens Alla,19 vjeç, banues Tiranë dhe Marsel Alla, 23 vjeç, banues Tiranë.

Materialet u referuan në Prokurori, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprën penale të “Vrasjes me Dashje e kryer në bashkëpunim “ parashikuar nga nenet 76 dhe 25 e Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?