Autori u arrestua në kohë rekord? Genc Pollo ironizon Ramën: Denisin e kishte zënë gjumi, pastaj u vetëdorëzua në polici
Vrasja e Egli Progës në Pogradec, është kthyer në një debat kombëtar. Ish-ministri dhe ish-deputeti i PD-së, Genc Pollo vë në paralelizëm deklaratën e kryeministrit Edi Rama ditën e sotme, i cili tha se ”autori i krimit u arrestua në kohë rekord”, me proces-verbalin e Policisë në Pogradec ku thuhet se ”autori i krimit u paraqit vetë pas disa orësh, duke pretenduar se e kishte zënë gjumi në makinë”, shkruan ish-deputeti. Rama hodhi poshtë akuzat se policia e Pogradecit u mundua të fshihte ngjarjen e ndodhur katër ditë më parë, dhe se policia e arrestoi në kohë rekord autorin për “vrasje me dashje”, ndërsa Urgjenca iu përgjigj për 7 minuta thirrjes për ndihmë.