“Autoritetet franceze sollën blloqe përgjimi, jo vetëm për bandat, por edhe për politikanët”

Eungen Beçi, ish-prokuror i Krimeve të Rënda dhe avokat, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se në mesin e materialeve që kanë ardhur nga autoritetet franceze në kuadër të operacionit “Metamorfoza 3”, apo zyrtarisht “Revanshi”, ka blloqe që përcaktojnë të akuzuarit për trafiqe, ata për korrupsionin në nivel të lartë dhe politik, korrupsion brenda sistemit të drejtësisë, ka politikanë, drejtorësh policie dhe administrate.

“Në bazë të CD-ve të ardhura nga autoriteteve franceze për krimin e organizuar shqiptar, zyrtarëve shqiptarë, “Metamorfoza” do të vazhdonte me numra 10, 11, 12. Me ato materiale që unë kam dijeni se ka, prokuroria mund të vazhdojë 10 vite. Revanshi i “Metamorfozës” duhet të përcaktojë prioritetet për indentifikuesit konkretë sepse vonesa në hetime i bëri njerëzit që të identifikohen dhe shumica ikën në Dubai.

Prokuroria duhet të krijojë grupe dinamike që edhe këta që kanë mbetur këtu të mos shkojnë në Dubai.

“Metamorfoza”, në materialet që kanë ardhur nga autoritetet franceze, ka blloqe që përcaktojnë të akuzuarit për trafiqe, korrupsionin në nivel të lartë dhe politik, për korrupsion brenda sistemit të drejtësisë, ka politikanë, drejtorë policie dhe administrate.

Grupet hetimore po punojnë për të nxjerrë “Metamorfozën” për krimin, politikën. Për vrasjet do të merren dosjet e vjetra. Jemi në pamundësinë e faktit penal vetëm me këto transkripte.

Është totalisht e pamjaftueshme për të realizuar procesin e të provuarit vetëm me mesazhe, sepse mendimi kriminal në jurisprudencë nuk dënohet.

Ne kemi indicien e mesazheve që do të bëj këtë apo atë. Nëse dikush ka thënë se do të vras personin Z duhen tabulatet, armët e sekuestruara, bashkëpunëtorët”-tha, ndër të tjera Eugen Beçi.

SHKARKO APP