Autoritetet turke arrestojnë vëllain e Gulen
Policia turke ka arrestuar vëllain e Fethulla Gulenit në qytetin e Izmirit. Mediat turke raportojnë se Kutbetin Gulen është arrestuar gjatë ditës së sotme me akuzën se është pjesar i Lëvizjes që udhëhiqet i vëllai.
Ky arrestim vjen pas mijëra arrestimeve nga policia ndaj pjestarëve të Lëvizjes Presidenti Rexhep Taip Erdogan ka shprehur vazhdimisht se nuk do të ndalet deri sa ta shkatërrojë këtë lëvizje.
Përplasjet midis Gulen dhe Erdogan nisën intesivisht pas arrestimeve në vitin 2013 të disa djemve të ministrave nga qeveria e Erdoganit por dhe nga publikimi i disa përgjimeve të Erdoganit me djalin e tij në lidhje me disa afera korruptive.
Akuzat u cilësuan të shpifjr nga Erdogani dhe pasi djemtë e ministrave u liruan, pas disa kohësh u futën në burg policët dhe prokurorët që kishin udhëhequr këto hetime të korrupsionit.
Gjithashtu qeveria turke ka konfiskuar me qindra biznese të mëdha si grupi “Koza Ipek, që kishte vlerën e 10 Miliard Dollarëve me akuzën se janë pjestarë të kësaj lëvizje.
Ndërkohë Turqia ka bërë kërkesë zyrtare në Amerikë për ekstradimin e Gulenit duke e fajësuar se qëndron prapa grushtit ushtarak, akuza që vazhdimisht janë mohuar nga Guleni. Pavarësisht kërkesës Amerika vazhdimisht i është përgjigjur se kjo çështje do të shqyrtohet nga gjykatat përkatëse dhe vetëm ato mund të marrin një vendim për ekstradimin ose jo të Gulenit.
KOHA JONË SONDAZH

