Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC): Përgjegjsia e Operatorit TIA e dukshme

Autoriteti i Aviacionit Civil (AAC), e konsideron shumë të rëndë ngjarjen që ndodhi pak ditë më parë  në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza” (TIA), por serioziteti i kësaj ngjarje nuk duhet të lejojë askënd të bëjë deklarime të nxituara dhe të papërgjegjshme.

AAC, në bazë të kodit ajror  dhe ligjit për autoritetin e aviacionit civil, është institucioni që rregullon dhe mbikqyre gjithë veprimtarinë në fushën e transportit ajror civil në Republikën e Shqipërisë.

Duke ushtruar funksionet mbikqyrëse dhe detyrat e përcaktuara në ligj, sqarojmë opinionin publik si më poshtë:

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama
  • Në datë 20 Prill 2016, AAC në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, ka kryer një testim të fshehtë të sigurisë në aeroport, në ushtrim të funksioneve të tij rregullatore/mbikqyrëse dhe jo operacionale.
  • Në raportin e dërguar në dt. 13/05/2016 janë evidentuar dështimet në zbatimin e 3 masave të sigurisë nga Operatori TIA. Në të njëjtin raport, AAC ka rekomanduar veprimet detyruese për korrigjimin e gjetjeve.
  • Në dt. 07/06/2016, Operatori TIA dërgoi Planin e Veprimeve Korrigjuese për mangësitë e identifikuara nga raporti i datës 20 Prill.
  • Pas shqyrtimit të masave të propozuara, AAC më dt. 08/06/2016 kërkoi rivlerësimin e masave të propozuara, dhe është në pritje të Planit të rishikuar nga ana e TIAs.
  • AAC do të presë rezultatin e hetimit nga organet kompetente, rezultati i të cilit, bashkë me rekomandimet e AAC do t’i dorëzohet edhe Organit Shtetëror të Autorizuar, përkatësisht MTI dhe MZHETTS, për ta vlerësuar atë kundrejt edhe detyrimeve të kontratës konçesionare, për pjesën që lidhet me zbatimin e  masave të sigurisë së  Aviacionit Civil të parashikuar në këtë kontratë.
  • AAC po ndjek dinamikën e kësaj ngjarjeje dhe theksojmë se është detyrim ligjor për të respektuar konfidencialitetin sipas ligjit.
  • AAC në përmbushje të detyrimeve ligjore do të vazhdojë aktivitetin mbikqyrës ndaj operatorit të Aeroportit, për mbrojtjen e aviacionit civil nga aktet e ndërhyrjes së paligjshme dhe për të garantuar standartin më të lartë të sigurisë në këtë aeroport. 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?