Autoriteti Kombëtar i Ushqimit gjobit me 300 000 lekë të reja një biznes në Berat

AKU Berat ka gjobitur me 300,000 lekë të reja një biznes në Berat, për shkak të hedhjes në treg të produkteve të pasigurta.

Në kuadër të kontrolleve dhe monitorimeve të produkteve ushqimore në vend, AKU ka marrë 289 mostra produkte serash (spec, domate, kastravec, sallatë jeshile, spinaq etj), për kryerjen e analizave laboratorike në ISUV.

Mostra të cilat janë marrë në dalje të fermës, në pika grumbullimi fruta-perime dhe në tregjet e shumicës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Bazuar në përgjigjet e analizave të kryera, vetëm 1 mostër spec i kuq ka rezultuar jokonform, me ngarkesë pesticidi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për rastin në fjalë, Drejtoria Rajonale e AKU Berat ka marrë masën administrative gjobë me vlerë 300,000 lekë për hedhjen në treg të produkteve të pasigurta për konsum ndaj subjektit me iniciale B. B./ I01214002K si dhe do të vijojë mbajtja nën mbikëqyrje e këtij subjekti në vazhdim.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?