Autoriteti Rrugor: Ja situata e rrugëve në vend

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka paraqitur situatën e krijuar nga reshjet e bores së fundmi në vend.

Mësohet se ka problem në qarkullim në disa pjesë të vendit, kryesisht në veri dhe në juglindje, ndërsa trashësia e borës në Shkodër ka arritur deri në 40 centimetra.

Ja situata e përmbledhur e qarkullimit në rrugët e vendit:

Në Rajonin Verior Shkodër:

Në akset e këtij rajoni ka trashësi të borës nga 20 – 40 cm.

Në akset e Pukës, Kukësit dhe Dibrës, ka ngrica dhe po vazhdon puna me pastrimin e rrugës dhe hedhjen e kripës. Qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Në Rajonin Qendror Tiranë:

Gjendja vazhdon të jetë me probleme në aksin Elbasan – Qafë Thanë, ku po vazhdon puna për hapjen e rrugës dhe kriposjen e aksit.

Në aksin K/Dajt – Antena, K/Dajt – Bizë, dhe Qafë Priskë – Shkallë – Shëngjergj, trashësia në rrugë ka arritur mbi 30 cm.

Vazhdon puna për hapjen e rrugëve dhe kriposjen e akseve. Qarkullimi në këto akse bëhet me zinxhirë.

Probleme për qarkullimin ka edhe në Steblevë , ku trashësia e borës është mbi 30 cm. Qarkullimi për momentin është i bllokuar.

Në Rajonin Jugor Gjirokastër:

Në aksin Vlorë – Palasë , ne Qafën e Llogorasë ka rënë 5 cm bore. Kalimi kryhet pa probleme. Vazhdon puna për

kriposjen e aksit. Borëpastruesja po punon për pastrimin e aksit.

Qarku Korçë:

Të gjitha akset e këtij qarku janë të kalueshme me zinxhirë.

Në Dardhë, Qafë Qarr, Qafë Thanë trashësia e dëborës deri në 30 cm.

Në aksin Korçë­-Kapshticë, Korçë­-Petrushë ,trashësia deri në 15 cm.

Qarku Fier, Berat, Gjirokastër, pa probleme në qarkullim.

SHKARKO APP