Autoriteti Rrugor Shqiptar, informacion mbi aksin Levan-Tepelenë
Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe kompanitë kontraktore vazhdojnë ndërhyrjen në terren për eleminimin e rrëshqitjes së ndodhur në aksin Levan-Tepelenë, në afërsi të Poçemit. Gjatë orëve të natës së mbrëmshme dhe ditën e sotme po punohet për krijimin e një bajpasi të shkurtër që do të mundësojë rikthimin e qarkullimit normal të automjeteve.
Duke qenë se vatra e rrëshqitjes është ende aktive, zona po mbahet nën monitorim, për të shmangur rrezikshmërinë dhe planifikuar më tej fillimin e ndërhyrjes për eleminimin e rrëshqitjes dhe heqjen e sasisë së gurëve dhe materialeve të rëna në trupin e rrugës.
Kalimi i mjeteve aktualisht vazhdon të kryhet përmes rrugës së vjetër të Ballshit ndërsa Autoriteti Rrugor Shqiptar do të ju informojë në momentin që do të jetë i aksesueshëm bajpasi për të rikthyer lëvizjen nga rruga Levan-Tepelenë.