Autorizimi për arrestimin e Tom Doshit. Kuvendi e miraton me 80 vota pro, asnjë kundër. Për Mark Frrokun 79 vota pro

Kuvendi e miraton me 80 vota pro, asnjë kundër kërkesën e prokurororisë për autorizimin për arrestimin e Tom Doshit. 

Autorizimi për arrestmin e Mark Frrokut votohet me 79 vota pro dhe 1 kundër

Kuvendi u përfshi nga debatet për kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, për të kërkuar autorizim për arrestimin dhe leje për kontrollin e banesave ndaj dy deputetëve Tom Doshi e Mark Frroku. PD kërkoi shtyrjen me 48 orë të seancës për të respektuar sipas saj Rregulloren e Kuvendit, ndërsa Kryeministri Rama deklaroi se nëse s’do të zbatohej rregullorja PS do të braktiste sallën e Parlamentit.

SHKARKO APP