Autostrada energjetike me Kosovën, Rama pret Mustafën

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, u prit në takim pune nga homologu i tij i Shqipërisë, Edi Rama.

Në delegacionin e Kosovës marrin pjesë edhe zëvendës-kryeministri Hajredin Kuçi, ministri i Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci si dhe Vlora Dumoshi, shefe e stafit në Zyrën e kryeministrit kosovar.

Veç tyre, në takim shihet të jetë prezent edhe ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mustafa po qëndron në Tiranë, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të linjës së re të interkonjeksionit 400 kv Kosovë-Shqipëri, e cila do të zhvillohet sot.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?