Autostrada Rrogozhinë-Fier, mbetet një njollë e zezë aksidentesh
Mungesa e rrugëve dytësore në aksin Rrogozhinë-Fier vijon të shkaktojë aksidente dhe viktima. Gjurmët e aksidentit që ndodhi mbrëmjen e së dielës në fshatin Pirrë të Lushnjes, ku mbetën të plagosur 6 persona, pasi një traktor dhe një makine u përplasën, duken ende.
Në rrugë qarkullojnë pa pushim kamionë, karroca e mjete bujqësore dukë e prerë rrugën në formë të rrezikshme për makinat e tjera.
“Kjo autostradë është ndërtuar afro 20 vjet më parë, megjithatë problemet vijojnë të njëjta edhe sot. Në të gjithë gjatësinë e saj ka hyrje dalje nga fshatrat, bizneset private apo banesat që përbëjnë një rrezik për aksidente”. Mbikalime e nënkalime nuk ka po ashtu.
KOHA JONË SONDAZH

