Avenir Peka: Kur vjen e keqja, hapi derën
Avenir Peka, vëllai binjak i gazetarit Çim Peka të aksidentuar rmbrëmjen e djeshme, që humbi dhe djalin e tij 11-vjeçar në një aksident pak javë më parë, ende pa e marrë veten nga tronditja, është përballuar me një dhimbje të re, të dyfishtë, nga përsëritja e historisë sipas tij “të njerëzve të papërgjegjshëm”.
“Thonë se kur të vjen e keqja, hapi derën”, shkruan ai në një postim në Facebook, për dhimbjen që i është shkaktuar nga ky aksident.
“…Sonte është nata më e vështirë e jetës sime. Edhe më e vështirë se kur djali im 11 vjeç vetëm pak javë më parë humbi jetën në aksident automobili stik nga njerëz të papërgjegjshëm. Sonte, vëllai im binjak, Çim Peka, ra viktimë gjithashtu e njerëzve të papërgjegjshëm”, shton gjithashtu ai.
KOHA JONË SONDAZH

